Genius Përkthim në Shqip
Jung Kook - Still With You (Përkthim në Shqip)
[Intro]
Zëri yt i lehtë që mua më përshkon
Të lutem ma thirr emrin tim edhe një herë
Ndonëse qëndroj nën diellin e ngrirë
Do të eci tek ti, hap pas hapi
Ende me ty

[Verse 1]
Natë e errët pa asnjë shkëndijë drite
Me të cilën s'duhet të mësohem, po ja që u mësova sërish
Zëri i fishkur i kondicionerit
Nëse as këtë s'e kam, mund edhe të shkatërrohem copë-copë

[Pre-Chorus 1]
Së bashku ne qeshim, së bashku ne qajmë
Këto emocione të thjeshta ishin me siguri gjithçka kisha
Kur do të jetë ajo kohë që do të t'shoh sërish?
Do të t'shikoj në sy dhe të t'them "Më ke munguar"

[Chorus]
Në ato kujtime plot gjallëri
Shiu bie edhe kur unë vetëm vallëzoj
Kur kjo mjegull të largohet, do të vrapoj me këmbët qull
Kështu pra më përqafo atëherë

[Verse 2]
Hëna duket e vetmuar, sikur po qan ndritshëm në qiellin e natës
Ndonëse e di që mëngjesi do t'vijë si gjithmonë
Dua të qëndroj në qiellin tënd por sikur një yll
[Pre-Chorus 2]
Ajo ditë, ai moment
Nëse do ta dija që kjo do të ndodhte
Do të kisha mbajtur në mend më shumë prej tyre
Kur do të jetë ajo kohë që do të t'shoh sërish?
Do të t'shikoj në sy dhe të t'them "Më ke munguar"

[Chorus]
Në ato kujtime plot gjallëri
Shiu bie edhe kur unë vetëm vallëzoj
Kur kjo mjegull të largohet, do të vrapoj me këmbët qull
Kështu pra më përqafo atëherë

[Outro]
Pas asaj buzëqeshjeje të zbehtë që mua më vërshtron
Do të vizatoj një dritë të bukur të purpurtë
Ndonëse hapat tanë mund t'mos përputhen mes vete
Dua të eci këtë rrugë me ty
Ende me ty