Ledri Vula
Fshatarja ime
[Teksti i "Fshatarja ime" ft. Ledri Vula]

[Verse 1: Ermal Fejzullahu]
Ishim femijë të lindur në një stinë
Fshatarja ime, mike e rinisë
Jeta është grackë
Mjaltin e bën pelin
Mbesim veç se rob të dashurisë
As unazë, as dasëm me flamur (Mmm-hmm)
Fëllënza ime ëndërr e pashpresë
Edhe pse kurrë, ne nuk u prekëm kurrë
Ne në shpirt lidhëm kuror' e besë

[Chorus: Ermal Fejzullahu]
Sa e bukur ish me vellën
Atë ditë shiu m’u na maj
Isha i strukur nën ombrellën
Mysafirë n'dasmën e saj
Sa e bukur ish me vellën
Bëja be se s'do të qaj
Por kot fshehesha nën ombrellën
Mua m’lagte loti i saj

[Verse 2: Ledri Vula]
Jo, zemra po rrehë, ah, s'o ka ndalon
Men'ja pe sheh edhe s'o ka harron
I msheli sytë sun e shoh me tjetër kon
E di që so e jemja po o kam mungon
Dje sot edhe nesër
Pak normal e tepër
Pak Ermal e Ledër
Nuk munesh me lon jou u njoh tjetër
Yeah, 7/24, ah
Po du me pas afër, ah
E di që andrrat bohen realitet
Po me ty realiteti veç nji andërr, ah
[Chorus: Ermal Fejzullahu]
Sa e bukur ish me vellën
Atë ditë shiu m'u na maj
Isha i strukur nën ombrellën
Mysafirë n'dasmën e saj
Sa e bukur ish me vellën
Bëja be se s'do të qaj
Por kot fshehesha nën ombrellën
Mua m'lagte loti i saj