Butrint Imeri
Për një dashuri
[Teksti i "Për një dashuri"]

[Verse 1: Butrint Imeri]
Pse më bën të vuaj unë?
Dhe të shkrihem për një dashuri
Dhe t'lutem dhe t'lutem për ty
Pse më bën me lot në sy?
Ndonëse lotët nuk i meritoj
Këto netë të gjata si ti kaloj? (uh)

[Chorus: Ermal Fejzullahu]
Ti që sot je me tjetërkënd
Dhe shumë ëmbël ti i buzëqesh
Gjersa unë pas teje
Dua dhe s'dua të vdes për një dashuri

[Verse 2: Butrint Imeri]
A e harrove kët' dashni?
Tash çdo natë m'ki bo me pi
Ti lakmove n'pasuni-ni-ni (oh oh)
Shumë shpejt jetën ti e dashte
Vonë o tash mi kthy ça pate
Zemra akull s'don ma falje, ma falje

[Verse 3: Ermal Fejzullahu]
Netët e gjata tash ku mbetën?
Ndenjat tona krejt u tretën
A ki ma dashni? S'po du me dit
Se për ty s'du me ni
Jo n'jetën tem ma vend nuk ki
[Chorus: Butrint Imeri & Ermal Fejzullahu, Bashkë]
Ti që sot je me tjetërkënd
Dhe shumë ëmbël ti i buzëqesh
Gjersa unë pas teje
Dua dhe s'dua të vdes për një dashuri
Ti që sot je me tjetërkënd
Dhe shumë ëmbël ti po i buzëqesh
Gjersa unë pas teje dua të vdes unë dua të vdes